15 Prill 2021

Mitrovica, amanet i papërmbushur i gjithë dëshmorëve

Mitrovicë, 4 qershor - Drejtues të Komunës së Mitrovicës, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë si dhe historianë të shumtë kanë marrë pjesë të premten në simpoziumin shkencor “Mitrovica gjatë viteve 1944-1999” të organizuar në Mitrovicë nga Komuna e Mitrovicës dhe Instituti i Historisë.

Në fjalën hapëse, drejtori i Institutit të Historisë, Jusuf Bajraktari, tha se nëpërmjet këtij simpozium shkencore, në vigjilje të 11-vjetorit të çlirimit të Kosovës, do t’i tërhiqet vëmendja e opinionit vendor dhe ndërkombëtar se Mitrovica vazhdon të jetë një amanet i papërmbushur i gjithë dëshmorëve. “Duke trajtuar temat e programit të këtij simpoziumi jo vetëm afirmojmë vlerat shkencore dhe reale të Mitrovicës me rrethinë, por njëherit dëshmojmë katërcipërisht se gjendja ekzistuese e kësaj zone shumë të rëndësishme në aspektin kombëtar për Kosovën dhe perspektivën e sa zhvillimore është pengesa kryesore që çdo qytetar i Kosovës nuk e përjeton lirinë e tij në përmasë të plotë”, tha ai.

Në vazhdim ai theksoi se nëpërmjet këtij aktiviteti shkencor do të përkujtohen jo vetëm rrjedhat historike, por do të jepet mesazhi i synimeve humane të popullit  të Kosovës se pa Mitrovicën e lirë dhe të bashkuar nuk mund të ndjehet liria e plotë e Kosovës.

Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, i cili qytetarët e Mitrovicës presin që nëpërmjet kumtesave të historianëve që marrin pjesë në këtë aktivitet shkencor, të sillen fakte para opinionit mitrovicas se Mitrovica me rrethinë, si treva më e pasur vazhdimisht ka qenë në shënjestër të gllabërimit nga armiqtë. “Qytetarët e Mitrovicës presin nga ky simpozium që të sjell fakte se këtu në vazhdimësi është luftuar për çlirim dhe dinjitet, në veçanti në mbrojtje të kësaj pjese, përpjekje që vazhdon edhe sot pas 11 vitesh nga përfundimi i luftës së UÇK-së”. 

Në hapje të simpoziumit një fjalë rasti e ka mbajtur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Isam Lauka, periudha mbi gjysmë shekullore 1944-1999, objekt i këtij simpoziumi, dëshmon se Mitrovica, si një e tërë, sihte dhe mbeti një nga qendrat më aktive të rezistencës së Kosovës kundër diskriminimit, kundër dhunës dhe terrorit sistematik të një shteti të huaj. Ambasadori shqiptar është fokusuar edhe në aktualitetin e Mitrovicës, duke thënë se ka nisur të riaktivizohet teza e ndarjes së Mitrovicës veriore nga Kosova, duke vënë kufi të ri, lumin e Ibrit. “Propozimi për zbatimin e  modelit të Dejtonit në Kosovë, thirrjet për t’ju kthyer çështjes së statusit pa përjashtuar asnjë opsion për arritjen e të ashtuquajturit “kompromis strategjik”, janë shfaqje të së njëjtës ide që në thelb synon ndarjen e Kosovës”. 

Ai ka thënë se  Mitrovica është një pikë strategjike që ka aq potencial sa të ndikojë, jo vetëm brenda kufijve të Kosovës së pavarur dhe sovrane të njohur nga 69 vende anembanë botës dhe që ruan ekuilibrat e vendosur me shumë mundim në gjithë rajonin, që jo aq shumë kohë më parë ka vuajtur nga konfliktet e përgjakshme. “Ata që kërkojnë prishjen e këtyre ekuilibrave aktual duhet të mendohen mirë për pasojat, sepse lëkundjet sizmike të shkaktuara nga prishja e tyre, me siguri nuk ka për të  kursyer as stanin e tyre”. 

Në këtë simpozium janë paraqitur me kumtesa historianë të shumtë që kanë trajtuar tema të ndryshme. Izaber Hoti ka trajtuar temën “Lufta e shqiptarëve në Kosovën verilindore kundër njësiteve jugosllave, tetor-nëntor 1944”, mandej Ibrahim Gashi temën “Kontributi i Mitrovicës në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës 1989-1999”, Sabile Basha është paraqitur me kumtesën që ka trajtuar Lëvizjen ilegale shqiptare në rajonin e Mitrovicës 1945-1990. Në këtë simpozium me kumtesa janë paraqitur edhe Miftar Kurti, Frashër Demaj, Mustafë Haziri, Fehmi Rexhepi, Jusuf Osmani etj.                 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)