19 Prill 2024

Mirel: Kosova është model i demokracisë multietnike

Prishtinë, 11 maj - Ka filluar sot në Prishtinë  Konferenca: “BE-ja dhe përfshirja e Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve - Një hap përpara për Kosovën” në të cilën ka marrë pjesë zëvendëskryeministri dhe ministër i drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Pierre Mirel.

Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi në këtë konferencë ka thënë së integrimi dhe përmirësimi i kushteve për komunitetin rom është synim i qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

Sot, sipas tij Kosova është model i demokracisë multi-etnike, e përcaktuar për kapërcimin e dallimeve mes qytetarëve tanë, qofshin ato etnike, kulturore apo religjioze.

"Përkushtimi ynë  për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, do të mundësojnë qasje të barabartë të Romëve në shoqëri, si qytetarë të barabartë të Kosovës, do të  jetë i vazhdueshëm Kosova gjatë këtyre tri viteve të shtetformimit, ka arritur që përmes kornizës ligjore të garantojë dhe mbrojë të drejtat e të gjitha komuniteteve në vend", ka deklaruar  Kuçi.

Garantimi i të drejtave të barabarta të komunitetit rom sipas tij bëhet me qëllim të vetëm - përmirësimin e pozitës dhe gjendjes së komunitetit rom në Kosovë, si vend ku multietniciteti është një prej veçantive të shtetformimit tonë, gjë për të cilën jemi krenar. Prandaj, unë besoj që të gjithë së bashku do të ndërtojmë modele të vlerave dhe integrimit Evropian.

"Ne synojmë që në vazhdimësi, vlerat tona multietnike t’i prezantojmë me krenari para gjithë Evropës dhe të jemi shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit e më gjerë."

Republika e Kosovës, tanimë ka krijuar mekanizmat e nevojshëm për veprime dhe adresim të çështjeve në mënyrë institucionale, si Ministria për Komunitete dhe Kthim, Zyra për Çështje të Komuniteteve,dhe mekanizmat tjerë si, Këshilli Konsultativ për Komunitete.

Vitin e kaluar Qeveria sipas Kuçit ka botuar studimin për ‘Punësimin e komuniteteve jo-shumicë në shërbimin civil’, përderisa këtë vit shumë shpejtë pritet të publikohet studimi i ri për ‘Përdorimin e Gjuhëve të komuniteteve jo-shumicë në të gjitha institucionet’.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Teknologjisë po ashtu ka punuar në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ofrimin e shkollimit fillor dhe të mesëm në gjithë Kosovën, ofrimin e materialeve shkollore për të gjitha nivelet pa pagesë dhe kompletimin e kurrikulumit shkollor në gjuhën rome.

Po ashtu, gjatë vitit Zyra e Kryeministrit ka financuar ndërtimin e shtëpive të familjeve me kushte të rënda nga radha e komunitetit rom.

Një projekt tjetër i cili ka përfunduar është ai në Komunën e Novobërdës, ku është zgjedhur problem i një numër familjesh që jetojnë në kushte të vështira.

"Unë besojë që këto veprime janë dëshmi të përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për njerëzit e komunitetit rom, dhe ju garantojë që ky është vetëm fillimi i angazhimeve tona".

Nderkaq Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Pierre Mirel, vlerësoi sot se "Kosova është model i demokracisë multietnike".

Mirel ka theksuar se përpos integrimit të këtyre komuniteteve në fushën e edukimit, strehimit, kujdesit social dhe atij shëndetësor, element i rëndësishëm është edhe regjistri civil i tyre.

“Pjesëmarrja e romëve është e nevojshme për të bërë dhe realizuar politikat. Nuk janë vetëm institucionet shtetërore dhe komunat, por organizatat rome kanë një rol për të luajtur që nga fillimi nga projektimi deri në realizimin e politikave. Pesë temat që janë propozuar janë: regjistrimi civil, të gjithë mendojmë se është më i rëndësishmi, shkollimi, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe jeta sociale-ekonomike”, ka vlerësuar Mirel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)