29 Mars 2024

Ministrja Tahiri takon udhëheqësin e projektit FRIDOM

Prishtinë, 7 prill - Në një takim të veçantë, ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri ka pritur sot drejtorin e përgjithshëm të projektit FRIDOM, Ugis Sics, të shoqëruar nga ekspertë të tjerë të këtij projekti.

Ministrja Edita Tahiri ka përgëzuar përfaqësuesit e FRIDOM-it për punën e  deritanishme. Me këtë rast ajo ka shprehur gatishmërinë e plotë të Ministrisë që ajo drejton që proceset e filluara gjithsesi të ecin përpara me një dinamikë dhe energji më të madhe, të zhvillohen më tutje, duke respektuar afatet kohore.

 “Interesi nacional është që procesi i Reformave në Administratën Publike të përshpejtohet, për dy arsye: e para, që qytetarëve t’ju ofrohen shërbime më të shpejta, më cilësore dhe efektive, duke synuar një administratë të paanshme, e cila udhëhiqet nga filozofia se qytetari është i pari, ndërkaq arsyeja e dytë, është se  Kosova në planin e politikës së jashtme synon integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe në kuadër të kësaj dalin dhe obligimet për përmbushjen e  standardeve. Po ashtu, në Programin e Qeverisë së Kosovës, Reforma e Administratës Publike, është një nga prioritetet kryesore dhe gjithashtu është kuadrin e konceptit reformator të Kryeministrit Hashim Thaçi”, ka theksuar ministrja e MAP-së.

Në anën tjetër, udhëheqësi i projektit, Ugis Sics, ka falënderuar ministren për mundësinë e takimit të përbashkët qysh në ditët e para të punës së saj si ministre, si dhe ka njoftuar ministren me natyrën e punës së këtij Projekti.

Ai ka sjellë shkurtazi të dhënat rreth asaj se çka deri më tani kanë realizuar, në cilën fazë ndodhet aktualisht puna e  ekspertëve të FRIDOM-it dhe cilat janë planet për të ardhmen.

Në vazhdim të takimit ministrja e MAP-së ka shprehur interesim për çështje të caktuara që kanë të bëjnë me natyrën e punës së Projektit FRIDOM, në lidhje me Ministrinë që ajo drejton, por edhe me aspektin e përgjithshëm të rishikimeve në gjithë Qeverinë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)