26 Prill 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës hap konkurs për ambasadorë

Prishtinë, 31 mars - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shpallur konkurs të brendshëm, ku diplomatët mund të kandidojnë për të shkuar në njërën nga misionet diplomatike të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Kreshnik Ahmeti, shef i kabinetit të ministrit në detyrë.

“Për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, sot është shpallur konkursi i brendshëm ku diplomatët tanë mund të kandidojnë për t’u dërguar në njërën nga misionet diplomatike të Republikës sonë."

"Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ahmeti ka pohuar se tash e tutje do të ketë procedura transparente.

“Më nuk ka dërgime në misione e gradime të diplomatëve të cilat bëhen me arbitraritet e në tavolinë të Ministrit. Tash e tutje do të ketë procedura transparente, me kritere objektive dhe rezultate të drejta dhe meritore”, thotë Ahmeti.

Ndryshe, para disa javësh ministri Konjufca kishte liruar nga detyra 14 konsuj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)