20 Prill 2024

Ministri Reçica propozon kompensimin financiar për delegatët e vitit 1990

Prishtinë, 21 shtator - Ministri Reçica, në mbledhjen e sotme të qeverisë, paraqiti propozimin për miratimin e vendimit për kompensimin financiar për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Në arsyetimin e tij ministri Reçica tha se janë këta delegatë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik dhe 7 shtator dhe kanë vazhduar mbajtjen e mbledhjeve deri më 24 maj 1992.  

Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit, apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare.

Me këtë vendim të sotëm, qeveria e Kosovës, përmbushi edhe një obligim ndaj atyre që në kohë të vështira patën guximin intelektual e kombëtar që të jenë krah me popullin duke shpallur Kosovën Republikë dhe duke nxjerrur Kushtetutën e Kaçanikut, akte këto të cilat i paraprinë zhvillimeve të mëdha në vitet e mëpasme në vendin tonë.

​


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)