19 Prill 2024

Ministri Reçica premton të punojë akoma më shumë për të moshuarit

Prishtinë, 15 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj të Moshuarve, ishte për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, shtëpi në të cilën janë të sistemuar mbi 70 persona të moshuar.

Gjatë kësaj vizite në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ministri Reçica, theksoi se, ne si shtet dhe shoqëri duhet të bëjmë akoma më shumë për këtë kategori të qytetarëve dhe pikërisht kjo ishte arsye e kësaj vizite, pra për të shprehur gatishmërinë tij dhe të dikasterit që drejton për të bërë më të mirën e mundshme që këta bashkëqytetarë të kenë kushte dhe shërbime sa më të mira jetese.

MPMS në koordinim me institucionet tjera gjegjëse është duke u kujdesur që të sigurojmë buxhetin e nevojshëm për gjithë të moshuarit që janë të përfshirë nëpër skemat pensionale dhe sociale dhe po ashtu të sigurojmë shërbime adekuate në qendrat e të moshuarve, tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)