24 Prill 2024

Ministri Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë, 30 maj - Me ftesë të Republikës së Sllovenisë,  Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic  u prit nga homologu i tij  Bostjan Zeks,  Ministër i Qeverisjes Lokale në Slloveni. Duke i  uruar mirëseardhje, Ministri Slloven z. Bostjan Zeks,  i siguroi Zëvendëskryeministrit  Petrovic  mbështetje të pa rezervë të Sllovenisë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova e posaçërisht në procesin  integrimeve evropiane.

Zëvendëskryeministri Petrovic,  e njoftoi Ministrin z. Bostjan Zeks, për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova në veçanti  për procesin e decentralizimit dhe  për veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për  integrim në Bashkimin Evropian.

Ministri  i Qeverisjes Lokale të Sllovenisë,  Bostjan Zeks tha se Sllovenia ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.

Në kaudër të vazhdimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, Zëvendëskryeministri  Petrovic e ftoi homlogun e tij  Bostjan Zek  për një viztitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, Zëvendëskryeministri Petrovic,  ka takuar edhe përfaqësues të lartë politikë të Sllovenisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)