23 Prill 2024

Ministri Pacolli dënon sulmin ndaj Ambasadës amerikane në Mal të Zi

Prishtinë, 22 Shkurt –  Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin, që ndodhi mbrëmë vonë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi.


“Jam duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet e mbrëmshme, që ndodhën në Podgoricë, ku sipas raportimeve të deritashme kishte një sulm me një mjet eksploziv ndaj Ambasadës Amerikane në Malin e Zi. 


Megjithëse motivet ende mbeten të paqarta dhe organet përgjegjëse të sigurisë atje janë duke kryer punën e tyre për zbardhjen e rrethanave, dënoj me fjalët më të ashpra këtë sulm të ulët ndaj Institucioneve të aleatit dhe partnerit tonë strategjik, ShBA-së.


Kosova mbetet e palëkundur pranë ShBA-ve dhe ofron ndihmën dhe bashkëpunimin në zhvillimin e hetimeve me institucionet përgjegjëse të Malit të Zi nëse kjo vlerësohet e nevojshme”,  është shprehur Ministri i Jashtëm Pacolli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)