29 Mars 2024

Ministri Kuçi, do ta vizitojë Malin e Zi

Prishtinë, 23 maj - Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë të Malit të Zi, Dushko Markoviç, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, të mërkurën me 25 maj, do ta vizitojë Malin e Zi.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Kuçi, në Podgoricë do të takohet me homologun e tij Markoviç, me të cilin do të bisedojë për finalizimin e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale (marrëveshjen për ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe bashkëpunim gjyqësor në çështje penale).

Ministri Kuçi i cili në këtë vizitë shoqërohet nga kryetari i Këshillit Prokurorial, njëherësh kryeprokuror i Kosovës, Ismet Kabashi, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, do të pritën në takim edhe nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)