20 Prill 2024

Ministri Konjufca largon nga posti gjashtë ambasadorë

Prishtinë, 3 mars - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen nga misionet diplomatike të shtatë ambasadorëve dhe konsujve.

Siç ka njoftuar Konjufca, personat e propozuar për tërheqje nga misionet diplomatike janë: Vlora Çitaku (Uashington), Edon Cana (Sofje), Lirim Grejçevci (Hagë), Shpend Kallaba (Budapest), Mimoza Ahmetaj (Strasburg), Ylber Hysa (Podgoricë) dhe Ramadan Avdiu (konsull në Gjenevë).

Tërheqja sipas ministrit Konjufca është bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës."

"Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politikë që e kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca në një postim në Facebook, ku ka njoftuar për vendimi e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)