19 Prill 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias viziton Kosovën

Prishtinë, 9 tetor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot në mëngjes priti me ceremoni zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, homologun e saj Nikos Dendias, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.    

“Vizita e sotme e Ministrit të Jashtëm grek është ngjarje e veçantë për Kosovën”, tha për medie ministrja Haradinaj-Stublla përpara zbritjes së homologut të saj në aeroport, duke shtuar se “Greqia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe shtet i rajonit tonë, ka vedosur një standard të lartë të konstruktivitetit politik – duke mirëmbajtur me Kosovën një dialog tejet praktik dhe duke përkrahur shtetin tonë në rrugën e integrimit Evropian”.    

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla i shprehu mirëseardhjen kryediplomatit Dendias, duke e falenderuar qysh në fillim për vizitën e tij të sotme në Prishtinë, për qëndrimin konstruktiv të Greqisë, si dhe mbështetjen e saj dhënë Kosovës në proceset e integrimit.    

“Sot pata kënaqësinë ta mirëpres Ministrin Dendias në Prishtinë, për të diskutuar më vonë gjithë gamën e bashkëpunimit tonë bilateral, dhe për të shkëmbyer idetë tona se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet në fushat e interesit të ndërsjellë”, tha shefja e diplomacisë kosovare.    

“Me Greqinë na lidh edhe miqësia e përbashkët me SHBA-të, e cila është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin themeleve të forta të marrëdhënieve tona”, u shpreh Ministrja Haradinaj-Stublla, ndërkohë që takimin zyrtar me homologun grek do ta zhvillojë në orën 11:00, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)