25 Prill 2024

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli vizitoi Shqipërinë

Prishtinë, 13 qershor - Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, me rastin e prezantimit të ekspozitës “Amerika për Kosovën”, dje 12 qershor (e diele), qëndroi në Shqipëri me c’rast u takua me zv. Ministren e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Shqipëri, znj. Suzana Turku. 


Gjatë këtij takimi ministri Makolli e njoftoi zv.ministren Turku me objektivat e Ministrisë së Diasporës, si dhe u dakorduan që të ndërmerren hapat e përbashkët midis këtyre dy institucioneve në krijimin e linjave të përhershme të bashkëpunimit midis Ministrisë së Diasporës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Shqipëri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)