15 Prill 2021

Ministri Hyseni udhëton për në Dubrovnik

Prishtinë, 7 korrik  - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka përfunduar qëndrimin e tij në Nju Jork, ku mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për zhvillimet e fundit në Mitrovicë dhe përgjithësisht në Kosovë.

Nga Nju Jorku, Ministri udhëton për në Dubrovnik, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Jadrokovic, për të marrë pjesë në dy konferenca.

Ministri Hyseni, është ftuar që për herë të parë të marr ë pjesë në një takim ministror të Kartës së Adriatikut,  A-5, në cilësinë e vëzhguesit. Ky takim mbahet me datën 9 korrik.

Ndërkaq, me datën 10 korrik, Ministri Hyseni, po ashtu me ftesë të Ministrit të Jashtëm kroat , Jadrokovic, merr pjesë në Samitin e Kroacisë 2010, i cili për temë këtë vit ka: “Evropa Juglindore përball sfidave globale”.

Ministri Hyseni është ftuar të flasë në sesionin plenar “Vizioni i ardhshëm për Evropën Juglindore”.

Në këtë sesion pritet edhe paraqitja e Ministrave të Jashtëm nga Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)