25 Prill 2024

Ministri Hyseni takoi Komisionerin e BE-së, Stefan Fuele

Bruksel, 4 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, takoi sot në Bruksel Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Stefan Fuele.

Në një  bisedë të hapur dhe përmbajtësore, Ministri ka folur me Komisionierin për Zgjerim për zhvillimet më të fundit rreth Kosovës, duke u ndalur veçanërisht te perspektiva evropiane e Kosovës dhe te aspekte që lidhen me pjesëmarrjen e Kosovës në nisma dhe struktura rajonale.

Në këtë kontekst, Minisri Hyseni ka folur për masat që Republika e Kosovës ka ndërmarrë drejt zbatimit të kërkesave që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave, duke folur në veçanti për marrëveshjet për ripranim të personave dhe miratimin e legjislacionit përkatës.

Në këtë  takim, Ministri Hyseni ka përsëritur qëndrimin se Kosova mund të  marrë pjesë në samitin e Sarajevës vetëm si palë  e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Pra, sipas formulёs sё aplikuar gjatё takimit tё ministrave tё jashtёm tё vendeve anëtare tё BE-sё dhe tё Ballkanit Perёndimor, që është mbajtur nё Pragё vitin e kaluar, e qё njihet si GYMNICH.

Të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për proceset pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)