28 Mars 2024

Ministri Hyseni takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka takuar sot Ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Zhan-Fransua Fito (Jean-Francois Fitou), i cili e njoftoi Ministrin Hyseni me detajet e përgatitjes që Ministria e Jashtme e Francës po bën për pjesëmarrjen e Ministrit Hyseni në Konferencën Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila do të mbahet në Nicë të Francës më 29-31 maj. 

Pjesëmarrja e Ministrit Hyseni në këtë konferencë vie pas ftesës që i është bërë atij nga Ministri i Jashtëm i Republikës Franceze, Bernard Kushner, gjatë vizitës së Ministrit Hyseni në Paris më 3 maj. 

Në konferencën e Nicës, Ministri Hyseni pritet të takoj përfaqësuesë dhe homologë nga vende të ndryshme anëtare të organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ministri Hyseni po ashtu do të takohet edhe me disa ministra nga vende anëtare të kësaj organizate që tashmë e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Ministri Hyseni edhe njëherë e falënderoi Ambasadorin francez për ftesën dhe angazhimin e diplomacisë franceze në mbështetje të  Kosovës. Gjatë takimit të sotëm të Ministrit Hyseni me Ambasadorin Fito është biseduar po ashtu edhe për situatën e përgjithshme në Kosovë, si dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Konferencën e Sarajevës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)