18 Prill 2024

Ministri Hyseni po qëndron në Britani të Madhe

Prishtinë, 22 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni po qëndron në Britani të Madhe për një vizitë zyrtare dyditore. 


Ditën e nesërme (e martë) ministri Hyseni do të pritet në takime nga sekretari i jashtëm britanik David Miliband si dhe nga ministri për Evropë në Foreing Office Kris Brajant (Chris Bryant). 


Gjatë qëndrimit të tij në Londër, ministri Hyseni po ashtu, do të mbajë një ligjëratë në Institutin prestigjoz ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) ku do të flasë kryesisht  për arritjet dhe progresin e Kosovës në dy vitet e pavarësisë.

 

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, ministri Hyseni, po ashtu do të ketë takime edhe me përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme të botës, të akredituar në Londër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)