23 Shtator 2020

Ministri Hyseni në Strasbourg lobon për liberalizimin e vizave

Strasburg, 10 mars - Gjatё qёndrimit tё tij nё Strasbourg, Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Skender Hyseni ёshtё takuar me njё numёr anёtarёsh dhe pёrfaqёsuesish tё Parlamentit Evropian, pёrfshirё këtu edhe nga shtete anёtare tё Bashkimit Evropian tё cilët ende nuk e kanё njohur shtetin e Kosovёs.

Nё takimet e tij, Ministri Hyseni ka pasur temё qendrore liberalizimin e vizave pёr Kosovёn dhe nevojёn e rёndёsinё e pёrfshirjes sё Kosovёs nё tё gjitha skemat integruese tё Bashkimit Evropian, si dhe rёndёsinё e njohjes nga pesё shtetet e BE-sё qё ende nuk e kanё njohur Republikёn e Kosovёs.

Ministri Hyseni ka takuar, nё takime tё veçanta, Gabriele Albertini nga Italia, kryesues i Komitetit pёr Marrёdhёnie me Jashtё i Parlamentit Evropian, Ioannis Kasoulides nga Qiproja, kryetar i grupit punues pёr Marrёdhёnie me Jashtё, znj. Ulrike Lunacek, anёtare e Parlamentit Evropiane dhe raportuese e Grupit pёr Kosovёn, Arnaud Danjean, anёtar i Komitetit pёr Marrёdhёnie me Jashtё dhe anёtarёt e Parlamentit Evropian, po ashtu anёtarё tё Komitetit pёr Marrёdhёnie me Jashtё, Bernd Posselt nga Gjermania, Hannes Swoboda nga Austria, Ivo Vajgl nga Sllovenia, Eduard Kukan nga Sllovakia, Martin Kamp nga Gjermania, Paul Rübig nga Austria, dhe Zoran Thaller nga Sllovenia.     

Gjatё  takimeve, Ministri Hyseni ka theksuar se ёshtё e njё rёndёsie tё veçantё qё qytetarёve tё Kosovёs t’i ofrohet njё perspektivё e qartё sa i pёrket liberalizimit tё vizave dhe proceseve integruese nё Bashkimin Evropian. Bashkёbiseduesit u pajtuan me nevojёn qё Kosovёs t’i ofrohet udhёzuesi dhe afati kohor pёr pёrmbushjen e kritereve tё nevojshme me qёllim qё liberalizimi i vizave tё bёhet sa mё parё qё tё jetё e mundur.

Bashkёbiseduesit e kanё siguruar Ministrin Hyseni se, çёshtja e liberalizimit tё vizave pёr Kosovёn nuk do tё pengohet nga vendet e BE-sё tё cilat ende nuk e kanё njohur pavarёsinё e Kosovёs, si dhe e kanё siguruar pёr mbёshtetjen e Parlamentit Evropian nё kёtё proces tё rёndёsishёm. Ministri, nga ana e tij, ka thёnё se Republika e Kosovёs ёshtё thellёsisht e pёrkushtuar pёr tё plotёsuar kriteret e kёrkuara pёr kёtё qёllim.

Gjatё takimeve, po ashtu ёshtё biseduar pёr gjendjen e pёrgjithshme nё Kosovё, pёrfshirё ekonominё, sigurinё dhe reformat nё kontekst tё procesit tё integrimeve evro-atlantike.

Gjatё qёndrimit tё tij nё Strabsourg, Ministri Hyseni u ёshtё drejtuar anёtarёve tё grupit punues tё Paneuropa-s, me temёn “Pavarёsia e Kosovёs: Dy vite pas”. Drejtues i takimit ishte anёtari i Parlamentit, Paul Rübig. Nё takim morёn pjesё njё numёr i madh i anёtarёve tё Parlamentit Evropian, me ç’rast Ministri, pas prezantimit tё tij, u pёrgjigj nё shumё pyetje tё tё pranishmёve.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj i Autoritetit Kosovar Konkurrencës, i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C203, 10:00)

- Java Evropiane e Sportit me konferencën “Forumi për Sportin” në të cilën do të merr pjesë  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar si dhe shpallet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shyqrton drafti Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës do të mbahet takimi i 185-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ Etri. (Pejë, ora 12:00)

- Organizata  “Replikë” organizon protestë me biçikleta si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave. (Protesta fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me reformat në arsim në Komunë të Kamenicës me të ftuar Ramë Likaj, ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe  Qëndron Kastrati, kryetar i Komumës së Kamenicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministrit Hoti viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku pas takimit me anetarët e komunitetit të biznesit, do te ketë konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit  Arben Vitia, ish ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. (Prizren, ora 13:00 - Istog, ora 15:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ REA Prishtinë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Ambasadori Thomas Szunyog do të marrë pjesë në mbylljen e Shkollës Verore të BE-së 2020. (aqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 16:15)

- Vazhdon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)