18 Prill 2024

Ministri Hyseni merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

New York, 2 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, do të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën e cila mbahet nesër.

Ai sot pritet të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

Ndryshe mbledhja e Këshillit të Sigurimit, në të cilën do të shqyrtohet mendimi i GJND-së, është pika kritike e radhës për Serbinë dhe raportet e saj me SHBA-në e BE-në.

Siç merr vesh gazeta beogradase, “Blic” në qarqet e afërta me ato të kreut shtetëror, në fjalën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiqit, para Këshillit të Sigurimit do të jenë këto teza: sulm i ashpër në shpjegimin e GJND-së që i ka dhënë legjitimitet pavarësisë së Kosovës, insistimi në politikën se ”Beogradi kurrë nuk do ta njohë Kosovën” mbi bazë të vendimit të njëanshëm për recesion, ftesa vendeve që të mos e njohin Kosovën derisa Kuvendi i Përgjithshëm i OKB-ve të mos diskutojë për këtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)