23 Prill 2024

Ministri Hyseni ka udhëtuar për në Itali

Prishtinë, 19 shkurt - Me ftesë të ministrit të punëve të jashtme të Italisë, Franco Frattini, ministri i jashtëm  Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka udhëtuar për në Romë për të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm nga partitë popullore të Evropës.

Në këtë takim, në të cilin marrin pjesë rreth 25 ministra të jashtëm të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, mes tjerash do të diskutohet edhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të vendeve ët Evropës Juglindore.

Me këtë rast pritet që ministri Hyseni të takojë shumë homologë të tij nga vende evropiane.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)