28 Mars 2024

Ministri Hyseni: GJND në favor të Kosovës në të gjitha pikat

Hagë, 22 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni në deklaratën e tij pas opinionit të GJND-së ka thënë së Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat dhe Kosova tani sipas tij pret njohje të reja.

"Mirëpresim Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhënë sot. Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.  Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat", ka thënë ministri Hyseni.

Ai ka deklaruar se tani presim njohje të mëtejme të Kosovës.

"U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen."

Nuk ka asgjë në Mendimin e dhënë nga Gjykata që hedh çfarëdo dileme rreth shtetësisë së Republikës së Kosovës, tashmë një realitet i pakontestueshëm.

Hyseni me tutje në deklaraten e tij ka theksuar se shihet qartë se pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar asnjë precedent. Kosova është dhe gjithnjë ka qenë një rast i veçantë.

Pavarësia e Kosovës është në interes të gjithë Ballkanit Perëndimor.

E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë sipas tij është në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për këtë arsye, duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore. Këtë e kërkojmë ne. I takon Serbisë tani që të jetë në nivel të përgjegjësive.

"Duam të ritheksojmë gatishmërinë e Kosovës për të diskutuar çështje praktike të interesit të ndërsjellë me Serbinë. Çfarëdo bisedash me Serbinë duhet të jenë mbi baza të barabarta, si dy shtete të pavarura dhe sovrane", është shprehur ai.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)