26 Prill 2024

Ministri Hoxhaj, vizitë zyrtare në Paris

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të martën dhe të mërkurën, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Francës.

Gjatë qëndrimit dyditësh në Paris, Ministri Hoxhaj do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit francez, do të marrë pjesë në disa aktivitete të institucioneve shtetërore franceze dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ministri Hoxhaj do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Francës, Alain Juppé.

Po ashtu, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, do të marrë pjesë në një takim të Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe do të takohet me ambasadorë të shteteve të tjera, të akredituar në Republikën e Francës dhe në UNESCO.

Ministri Hoxhaj do të marrë pjesë edhe në një Konferencë të Institutit Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)