26 Prill 2024

Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Gjermani

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të Ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, përveç takimit me Ministrin Westerwelle, Ministri Hoxhaj do të zhvilloj takime edhe me udhëheqës të tjerë të lartë të shtetit gjerman, me deputetë të Bundestagut, përfaqësues të partive politike gjermane dhe me anëtarë të kabinetit të Kancelares, Angela Merkel.

Gjatë takimeve, Ministri Hoxhaj do të kërkoj vazhdimin e mbështetjes së gjithanshme të Gjermanisë për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në përmbylljen e procesit të njohjes së Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj, do të shpreh përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të shtetit të Kosovës.

Ministri Hoxhaj do të kërkoj mbështetjen e  Gjermanisë edhe në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike, synim dhe aspiratë e kamotshme e qytetarëve të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës do të marrë pjesë edhe në Seancën Plenare të Bundestagut gjerman, ku është planifikuar të votohet vazhdimi i mandatit të trupave të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)