23 Prill 2024

Ministri Hoxhaj vazhdon vizitën e tij në SHBA

Washington, 15 maj – Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj nesër dhe pasnesër do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Po ashtu ministri Hoxhaj do të takohet me një grup të madh të kongresmenëve të Kongresit Amerikan si dhe do të mbaj një ligjëratë në Qendrën për Strategji dhe Studime Ndërkombëtare Center for Strategic and International Studies.

Ministri Hoxhaj gjatë qëndrimit në Uashington do të takohet edhe me shumë personalitete të jetës publike në Amerikë dhe me miqë të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)