18 Prill 2024

Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

Prishtinë, 24 maj – Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Bertoncelj.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mirat në mes të dy vendeve, me ç’rast u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej për thellimin e bashkëpunimit.

Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur ambasadorit Bertoncelj prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori slloven u shpreh i gatshëm të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë në forcimin e rendit dhe ligjit në luftimin e krimit në përgjithësi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)