20 Prill 2024

Ministri Beqaj ka udhëtuar sot për në Strasburg

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj ka udhëtuar sot për në Strasburg ku gjate ditës së nesërme do të takohet me komisionarin për zgjerim dhe politika të fqinjësisë të UE, Stefan Fule dhe me deputetët e Parlamentit Evropian.

Ministri Beqaj me këtë rast do të ketë takime të ndara me deputetët Urlike Lunacek,  Elmar Brok, Hannes Swoboda, Berndt Posselt, Tanja Fajon, Zoran Thaler dhe Arnaud Danjean.

Pas Strasburit ministri Beqaj ne Bruksel do të takohet me shtetet anëtare të COVEBIT  - Grupi punues për regjionin e Ballkanit Perëndimor të Këshilli të Evropës.

Ministri Beqaj do te ketë takime gjithashtu me ambasadorët e Sllovenisë, Austrisë, Suedisë, Belgjikës dhe Italisë në UE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)