20 Prill 2024

Miliband rikonfirmon përkrahjen britaneze për Kosovën

Londër, 23 mars - Gjatë qëndrimit të tij në Londër, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni është pritur sot nga sekretari i jashtëm britanik David Miliband.

Gjatë takimit miqësor dhe shumë përmbajtësor, ministri Hyseni dhe sekretari i jashtëm Miliband, u përqëndruan në çështje shumë të rëndësishme për Kosovën, me theks të posaçëm te zhvillimet e brendshme, procesi i njohjeve, periudha e pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përkrahja e mëtejme e Britanisë së Madhe për Kosovën etj.

Ndërsa e njohu me progresin që Kosova ka bërë gjatë dy viteve të pavarësisë së saj, ministri Hyseni ndau me sekretarin e jashtëm Miliband pikpamjet e Kosovës dhe institucioneve të saj për çështje të rëndësishme si marrëdhëniet ndërfqinjësore me Serbinë.

Duke u ndalur në këtë pikë, ministri Hyseni e siguroi sekretarin e jashtëm Miliband se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira me Serbinë, së pari se, agjenda e përbashkët e të dy vendeve është ajo e integrimeve evropiane dhe së dyti se, kjo i shërben para së gjitha paqes dhe stabilitetit të dy vendeve, por edhe rajonit. Ndërkaq, ministri Hyseni e artikuloi qëndrimin tashmë të njohur se nuk mund të ketë rinegociata për pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për rëndësinë që ka për Kosovën procesi i njohjeve, bashkëbiseduesit u ndalën edhe te periudha e pas dhënies së opinionit këshilldhënës të GJND-së, periudhë kjo e cila sipas ministrit Hyseni është shumë e rëndësishme dhe e lidhur ngushtë me procesin e njohjeve.

Në këtë kuadër, ministri Hyseni kërkoi nga sekretari i shtetit Miliband bashkërendim me qeverinë e tij për hapat që duhen ndërmarrë pas dhënies së mendimit këshilldhënës të GJND-së. Nga ana e tij, sekretari i shtetit Miliband ndau pikëpamje të përbashkëta me ministrin Hyseni sa i përket progresit dhe arritjeve që ka bërë Kosova në dy vitet e pavarësisë së saj, ndërsa kërkoi nga qeveria e Kosovës që të vazhdohen përpjekjet për të luftuar fenomenet negative të shoqërisë kosovare. Po ashtu, sekretari i jashtëm Miliband rikonfirmoi përkrahjen e mëtejme të Britanisë së Madhe për shtetin e  Kosovës.

Në agjendën e takimeve zyrtare të ditës së sotme të ministrit Hyseni në Londër, ishte edhe takimi me ministrin për Evropë në Foreing Office Kris Brajant (Chris Bryant).

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit folën për zhvillimet në Kosovë, për arritjet që ajo ka pasur në këta dy vjet të pavarësisë së saj si dhe për sfidat me të cilat Kosova po përballet dhe pritet të përballet në të ardhmen. Biseda pati në spikamë procesin e njohjeve dhe rëndësisnë që ai ka për Kosovën.

Edhe nga ministri për Evropë në Foreing Office Kris Brajant, ministri Hyseni mori rikonfirmimin e përkrahjes së mëtejme që Britania e Madhe do t’i japë Kosovës në të gjitha planet, veçmas në procesin e njohjeve. Po ashtu, gjatë bisedës, u fol edhe për marrëdhëniet me Serbinë, veçmas për nevojën e integrimit të mëtejmë të komunitetit serb në shoqërinë kosovare.

Në këtë kuadër, ministri Hyseni e njohu bashkëbiseduesin me përpjekjet dhe hapat që ka ndërmarrë qeveria kosovare në këtë kontekst, për çka edhe u përqëndrua te pjesëmarrja e lartë që komuniteti serb pati në zgjedhjet lokale të nëntorit, pjesëmarrje kjo më e larta e komunitetit serb në ndonjë palë zgjedhje të zhvilluara në Kosovën e pasluftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)