19 Prill 2024

Merkel uron Kurtin, e fton ta vizitoj Berlinin

Prishtinë, 8 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot telegramin e urimit të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, për marrjen e detyrës së re në krye të ekzekutivit, të cilën ia dorëzoi ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt. 

Në urimin e Kancelares Merkel thuhet: “Para jush dhe qeverisë Tuaj ndodhen sfida të vështira dhe të rëndësishme, siç janë ndërtimi dhe forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimi i situatës ekonomike dhe, në veçanti, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë."

"Këta janë hapat kryesorë për forcimin e perspektivës evropiane të shtetit Tuaj. Qeveria Federale vazhdon ta mbështes Kosovën në këtë rrugëtim."

"Do të gëzohesha t’ju mirëpres së shpejti në Berlin”, thuhet në letrën e Kancelares Merkel, dërguar kryeministrit Kurti, duke i uruar fat dhe shumë suksese në sfidat që ka përpara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)