03 Qershor 2020

Meha: Kështu veprojnë ajatollahët e LDK-së dhe Isa Mustafa të lidhur me krimin

Prishtinë, 30 mars - Analisti politik, dhe eksperti i fushës së sigurisë Xhevat Meha, e ka vlerësuar jo serioz dhe skandaloz mos bindjen nga LDK për demarshin që këtij subjekti politik i erdhi nga Franca dhe Gjermania si vijon, për ta tërhequr mocio9nin për rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe për të ju dhënë hapësirë dhe mundësi zhvillimit të agjendave politike në interes të shtetit të Kosovës, duke u fokusuar me përkushtimin më serioz në ballafaqimin me sfidën e pandemisë së koronavirusit.

Eksperti Meha thotë se kjo sjellje e LDK-së, tregon më së miri se ky subjekt politik nuk është unik, është i ndarë në krahun e reformatorëve të krahut të moderuar dhe konservatorëve dhe servilëve të nënshtruar të Isa Mustafës, të lidhur me krimin.

“Së pari nuk është mos bindje e LDK-se po është mos bindje e Isa & Co që nuk janë LDK po janë një pjesë e LDK-se. Shtrohet pyetja çka përfaqëson kjo pjesë e LDK-së?Kjo pjesë e LDK-së ka marr bajrakun e mbrojtjes së interesave të krimineleve të rëndë, të krimineleve ekstrem. LDK nuk përfaqësohet nga interesat e krimit po nga interesat e qytetarëve të Kosovës. Isa & Co e bënë aleancën me sojin e vet, kriminelët e rëndë, po nuk do të ia dalin."

"Fuqia e tyre edhe pse shumë e rritur mbetet më vogël se fuqia e përfaqësuesve të interesave të qytetarëve të Kosovës. Fuqia e tyre në LDK është rritur nga veprimtaria e strukturave të fshehta serbe brenda LDK-së njëjtë si këto struktura kanë fuqizuar krimin gjithandej në Kosovën e pas luftës së fundit. Pavarësisht kësaj nuk do të ia arrijnë”, thotë Xhevat Meha për “Kosova Sot Online” .

Sipas analistit Meha, Isa & Co si përfaqësues të krimit brenda LDK-së është fuqizuar nga një pjesë e anëtarësisë së LDK-së që e duan LDK-në dhe interesat e qytetarëve të Kosovës po janë tepër konservativ, janë ajatollahët e LDK-së, të cilët me kalimin e kohës megjithatë do të dështojnë.

“Këtyre ua ka lye mirë trurin me tëlyen strukturat e fshehta serbe e këta po iu kryejnë argatin pa dijeninë e tyre. Ajatollahët e LDK-së me fuqizimin e Isës ia kanë rritur mendjen, e kësaj radhe do të ia thyejnë qafën. LDK nga sot do të jetë e lirë nga Isa & Co. Isa & Co dhe aleanca e tyre e krijuar në nivel të Kosovës do të dështojnë. Do të dështojnë për faktin se si aleancë janë përfaqësues të interesave të krimit në Kosovë që luftojnë për të mos pasur ndryshim në Kosovë."

"Ndryshimi në Kosovë është vullnet i shumicës së qytetarëve të Kosovës. Ky vullnet i qytetarëve ka përfaqësues të mjaftueshëm në Kuvendin e Kosovës dhe janë shumicë sepse përfaqësuesit e interesave të qytetarëve të Kosovës janë në të gjitha partitë politike të Kosovës”, thotë analisti Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )