29 Mars 2024

Më 12 korrik presidenti Sejdiu para Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 8 korrik - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës bashkë me shefat e grupeve parlamentare, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka paraqit kërkesën e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu që duke u mbështetur në Nenin 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës  t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, përkitazi me fushëveprimtarinë e tij.

Kryesia e ka caktuar datën 12 korrik  për këtë paraqitje. Paraqitjen e tij të fundit në këtë cilësi në Kuvend presidenti Sejdiu e ka pasur më 9 korrik të vitit të kaluar.

Kryesia ka vendosur që në të njëjtën ditë të mbahet edhe një seancë tjetër, në të cilën do të shqyrtohen për herë të dytë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë, Projektligji për Administratën tatimore dhe procedurat, Projektligji për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)