22 Korrik 2019

MDIS konsulton bashkatdhetarët për Ligjin e Diasporës

Prishtinë, 8 nëntor - Bashkatdhetarë të shumtë kanë qenë prezentë në Francë, Suedi, Zvicër, Kroaci, Turqi në konsultimet publike të organizuara nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për Projektligjin e Diasporës.

Këto konsultime publike, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës me ftesë të Ministrisë nga partitë në pushtet dhe ato opozitare, kanë për qëllim dëgjimin e sugjerimeve të bashkatdhetarëve tanë për Projektligjin e Diasporës, i cili planifikohet të miratohet deri në fund të këtij viti dhe ka për qëllim të rregullojë edhe më mirë marrëdhënien ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës sonë.

Gjatë konsultimeve publike janë shtruar një numër i madh i çështjeve, si: kartoni i gjelbër, mësimi i gjuhës shqipe, siguria e investimeve, funksionimi i qendrave kulturore, të gjitha këto të parapara në Ligjin e ri të Diasporës. Pas përfundimit të procesit të konsultimeve, këto komente do të diskutohen për të gjetur vend në ligjin e ri, i cili do të procedohet në Qeveri në fillim të muajit dhjetor dhe, më pas, edhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim final.

Në vazhdën e konsultimeve, MDIS-i, në bashkëpunim të ngushtë me misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, do t’i organizojë takimet me bashkatdhetarët në Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, Mbretëri të Bashkuar dhe ShBA.

Për mbajtjen e këtyre takimeve, luten bashkatdhetarët që të drejtohen tek Ambasadat/Konsullatat në shtetet respektive apo në faqen zyrtare të MDIS-it (www.mdis.rks-gov.net)

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)