23 Prill 2024

MD dhe MAP nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 9 mars - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Ky memorandum mirëkuptimi i nënshkruan në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Administratës Publike, ka për qëllim bartjen dhe transferimin e projekteve kapitale të planifikuara për ndërtim dhe që janë në bashkëfinancim nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Evropian, në Ministrinë e Administratës Publike.

Pas nënshkrimit të memorandumit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se ky është një vendim i tij për bartjen e projekteve kapitale nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Administratës Publikë.

“Ju e dini që kohe me parë në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, kam marrë vendim që të bëjë bartjen e projekteve kapitale nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Administratës Publike, që do të thotë se kam qenë i zotuar në drejtim të asaj që të mos merremi me ndërtimin e objekteve, edhe pse kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi të përkushtuar që të ketë objekte te reja për gjyqësorin, Prokurorinë, përkundrazi unë do t’i bëj presion pozitiv Ministrisë së Administratës Publike dhe gjithë të tjerëve, që kjo të ndodh sa me shpejt që është e mundur, por procesi i tenderimit, ndërtimit, mbikëqyrja, nuk do të bëhet nga Ministria e Drejtësisë, por nga Ministria e Administratës Publike.\"

\"Në këtë drejtim e nënshkruam sot këtë memorandum, ku edhe projektet që kanë të bëjnë me Pallatin e Drejtësisë, Burgun e Sigurisë së Lartë dhe të gjitha projektet tjera infrastrukturore që janë në zhvillim e sipër, së bashku me fondet, çështjen e mbikëqyrjes, i bartën në tërësi Ministrisë së Administratës Publike”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Në anën tjetër ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha së investimet publike, në të ardhmen do të menaxhohen nga Ministria që ai drejton. “Është një qëndrim që investimet publike ose qeveritare, në të ardhmen të menaxhohen nga Ministria e Administratës Publike, me qellim që ministritë tjera të lirohen nga punët e panevojshme. Kështu që ne do të mundohemi t’i realizojmë të gjitha projektet kapitale që kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë, por edhe projektet që në të ardhmen mund të na vijnë e nga ministritë tjera”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, njoftoi që kanë arritur marrëveshje me ministrin Yagcilar,  që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të largohet nga Kontejnerët dhe të vendoset në tri kate të objektit të ish-OSBE-së, aty ku gjendet tani edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)