28 Mars 2024

MD dhe LJK nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 13 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe kryetari i Lidhjes së Juristëve të Kosovës (LJK), Mazllum Bajraliu, nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Ky memorandum mirëkuptimi, sipas Kuçit ka për qëllim që Ministra e Drejtësisë dhe Lidhja e Juristëve të Kosovës, të bashkëpunojnë në përpilimin, interpretimin dhe avancimin e  legjislacionit primar dhe sekondar, në fushat për të cilat merren vesh gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje.

"Të punojnë së bashku në Këshillin Konsultativ për Drejtësi, në Institutin Gjyqësor të Kosovës, në Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, në Këshillin e të Urtëve të Drejtësisë, në Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, në mekanizmat për zgjidhjen alternative të kontesteve, siç janë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi, si dhe në shërbimin e noterisë", ka theksuar Kuçi.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi të mirëkuptimit, ministri Kuçi tha së mendimet, eksperienca dhe kuadri që vijnë nga Lidhja e Juristëve të Kosovës, janë të domosdoshme për të ndërtuar një sistem të mirë juridik, për të ndërtuar ligje të mira në Ministrinë e Drejtësisë, por edhe në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, kryetari Bajraliu, premtoi ndihmën e Lidhjes së Juristëve të Kosovës, për ngritjen dhe avancimin e sundimit të ligjit, përmes nxjerrjes së legjislacionit të ri, që sipas tij, do të jetë në të mirë të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)