19 Prill 2024

MD dhe "Fol" nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 24 mars - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Ramadan Ilazi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Ky memorandum mirëkuptimi i nënshkruar në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Lëvizjes FOL, ka për qëllim të promovojë dhe zhvillojë transparencën gjatë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit dhe tenderimit, në pajtim me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjin e Prokurimit Publik, duke synuar parandalimin e keqpërdorimeve, korrupsionin dhe konfliktin e interesit.

Palët nënshkruese të këtij Memorandumi, pajtohen që Ministria e Drejtësisë të ftojë Lëvizjen FOL, të jetë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në çdo procedurë të tenderimit në të gjitha fazat, e veçmas në fazën e hapjes dhe vlerësimit të ofertave, duke ju siguruar qasje të plotë dhe të drejtpërdrejt në të gjithë dokumentacionin e tenderit, për aq sa lejojnë dispozitat ligjore në fuqi.

Ministria e Drejtësisë do të krijojë kushte të përshtatshme për monitorimin dhe vëzhgimin e gjithë procesit të tenderimit dhe do të informoj me kohë për takimet, ndërsa Lëvizja FOL, pas monitorimit dhe vëzhgimit të procedurave, do të përgatis raport me shkrim për rrjedhën e procesit në realizimin e procedurave të prokurimit, cilësisë, rregullsisë dhe ligjshmërisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)