25 Prill 2024

Mbështetet protesta në mbrojtje të përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë

Prishtinë, 2 mars - IPS "Musine Kokalari" mbështet marshin e sotëm protestues në mbrojtje të përfaqësimit të drejtë, kushtetues dhe ligjor të komuniteteve joshumicë, në këtë rast atij boshnjak dhe rom.

''Tjetërsimi i përfaqësimit të komuniteteve, me plan dhe direktivë nga komuniteti tjetër joshumicë, duke themeluar iniciativë pak ditë para zgjedhjeve, tregon qartësinë mbi planifikimin për të sjellë një përfaqësim të përshtatshëm politik'', thekson IPS.

Kjo ndërhyrje e pushtetit të Serbisë nëpërmjet Listës Serbe në vullnetin politik të komunitetit boshnjak dhe atij rom të Kosovës “bartë” përfaqësimin e tyre në vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës, sipas nevojave të Vuçiqit dhe Beogradit zyrtar.

Ky shtrembërim i vullnetit politik rrezikon përfaqësimin autentik të këtyre komuniteteve, që është shkelje flagrante e të drejtave të tyre njerëzore dhe qytetare.

''Lënia jashtë e deputetëve që përnjëmend i përfaqësojnë interesat e zgjedhësve të tyre, është shkelje e parimit mbi të cilin është hartuar kjo kushtetutë, që garanton prani në formën e vendeve të garantuara në mënyrë që ata të bëhen pjesë e vendimmarrjes e për çdo rast të mos mund të shmangen nga ky proces nga një parti nga komuniteti më i madh''. deklaron ne fund IPS "Musine Kokalari". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)