03 Prill 2020

Mbahet takimi i Ekipit Komunal për planifikimin e sheshit të Rahovecit

Rahovec, 27 shkurt - Ekipi Komunal për Planifikim i themeluar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me vendim Nr. 02/289/2020, më datë: 20.02.2020, ka mbajtur sot takimin i parë për planifikimin e sheshit qendror të qytetit të Rahovecit.

Në këtë takim u diskutua për punët e arritura deri më tani, si dhe për përgatitjet për diskutimet që do të mbahen me qytetarë në fazën e re të procesit gjatë pjesës së dytë të muajit mars.

‘’I falënderoj anëtarët e këtij ekipi për gatishmërinë e treguar që të punojmë së bashku në këtë projekt kaq të rëndësishëm për qytetin e Rahovecit."

"Hap pas hapi, dhe në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët organizatës më të njohur në botë për planifikim UN-Habitat, projektin për ndërtimin e sheshit do ta bëjmë realitet’’,-u shpreh Drejtori i DUPMM, z. Rumir Zhuniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.