28 Mars 2024

Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit në Istog

Istog, 31 maj - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj është mbajtur mbledhja e 17 të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhjen e sotme Kuvendi  shqyrtoi këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i rregullores për hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo arsimore, shqyrtimi i raportit të punë së KKSB-së si dhe  zëvendësimi i anëtarëve të KKSB-së.

Hajrush Shoshi, drejtor i drejtorisë për Arsim ka dhënë sqarime rreth  rregullores për hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo arsimore. Kjo rregullore ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave mbrojtës të nxënësve përmes adresimit të shqetësimeve apo ankesave dhe krijimin e një  ambienti të sigurt për ta në Institucionet Edukativo Arsimore  në Komunën e Istogut. Me dispozitat e kësaj rregulloreje përcaktohet: vendosja e kutive, hapja e kutisë, formimi i komisionit për hapjen e kutive të ankesave, pranimi i vërejtjeve, sugjerimeve, rekomandimeve dhe komenteve që kanë të bëjnë me adresimin e çështjeve  në shkolla duke u bazuar në rregullativën ligjore në fuqi, tha nder të tjera drejtori Shoshi.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje Hysni Maxharraj, drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka njoftuar anëtarët e asamblesë komunale edhe rreth lëshimit  të Qarkores Buxhetore 2020/01.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e pranishëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)