29 Mars 2024

Mbahet marshi me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”

Prishtinë, 10 dhjetor - Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, për të tretin vit me radhë vazhdon me iniciativën e përbashkët për shënimin e 10-dhjetorit, të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, andaj edhe këtë vit për nder të shënimit të kësaj dite, do të organizohet marshi me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”.

Kjo iniciativë ka për qëllim dërgimin e një mesazhi të fuqishëm për angazhim të shtuar gjithpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me theks të veçantë për mbrojtjen e së drejtës për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Marshi “Çohu për të Drejtat e Njeriut” fillon prej orës 12:00, nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Marshi përmbyllet me nga një fjalim rasti nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, dhe znj. Jeta Xharra, nga shoqëria civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)