18 Tetor 2018

Mbahet debati me temën “Qeverisja e re, projektet e reja – aktuale”

Gjilan, 14 maj –  Nën organizimin e klubit të gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan është mbajtur sot debat me temen “Qeverisja e re, projektet e reja – aktuale”, në të cilin, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka marrë pjesë nënkryetari Arbër Ismajli, drejtorë komunalë,  përfaqësues të shoqërisë civile dhe kryetarë të këshillave të fshatrave.

Në adresimin para të pranishmëve, nënkryetari Ismajli ka falënderuar klubin e gazetarëve për organizimin e debateve tejet të rëndësishme, ndërkaq ka folur për projektet në kuadër të programit “Gjilani 2017 plus”. 

“Mund t’ju them me kompetencë se programi qeverisës i Gjilanit 2017 plus është hartuar në bazë të kërkesave dhe rekomandimeve të kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe vendbanimeve. Siç e ka theksuar kryetari Haziri, programi “Gjilani 2017 Plus”, është program për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, zhvillimit lokal ekonomik, përmban pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Ismajli.

Ai theksoi se tashmë ka filluar implementimi i projekteve të mëdha në infrastrukturë, ndërsa një pjesë tjetër pritet të nis gjatë javëve në vazhdim.

“Përpos disa projeketeve të mbetura, e që nuk janë shumë, po punojmë shumë në përfundimin e lumit “Mirusha” gjatë këtij mandati, ndërsa pjesa e parë e sheshit përfundon në javën e ardhshme për të vazhduar me pjesën tjetër pas hotelit “Kristal”. Jemi në implementim edhe të projektit të rindërtimit të Stadiumit të Qytetit, ndërsa besojmë që së shpejti do ta marrim konfirmimin e qeverisë së Austrisë për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza dhe ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”. Projekti i ndërtimit të trasesë Gjilan-Livoç i Ulët po vazhdon me intensitet të shtuar, përderisa shpejt do të nis edhe ndërtimi i rrugës hyrëse-dalëse Gjilan-Penda e Livoçit”,  ka nënvizuar nënkryetari Ismajli.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, është shprehur se tashmë e kanë bërë planin e punës për zhvillim të Gjilanit, duke përfshirë implementimin e strategjisë për gratë 2018-2021, e që kjo përkthehet me hapje të vendeve të reja të punës.

Ajo theksoi se Komuna do të ofroj qasje proaktive për investitorët, për ta fuqizuar edhe më shumë Partneritetin Publiko Privat për shërbime sa më cilësore për qytetarët.

Ndërsa, drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami, ka deklaruar se sa i përket lejeve të ndërtimit, të gjitha lëshohen në bazë të planifikimit zhvillimor urban, duke shtuar se po punohet sipas ligjeve në fuqi.

Në këtë debat kanë kontribuar me diskutime edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe kryetarët e këshillave të fshatrave.

Shemsedin Elezi, kryetar i këshillit në Zhegër dhe asambleist, tha se me investimet që janë bërë në këtë fshat nga Komuna, kanë përmirësuar cilësinë e jetës për banorët, duke shpresuar se roli i tyre do të fuqizohet akoma më shumë në këtë mandat.

Ibish Ibish, asambleist i AAK’së, ka kërkuar që të bëhet një strategji për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa kryetari i Këshillit në Pogragjë, Qamil Rexhepi, ka falënderuar kreun e Gjilanit për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore atje.

Tefik Selimi ka pyetur rreth fillimit të ndërtimit të “Rrugës së Kumanovës”, Shaban Terziu ka përgëzuar Komunën për ndërtimin e sheshit mbi lumin “Mirusha”, Beqir Gagica për ndërtimin e një parku nacional, Fadil Gashi ka sygjeruar që të bëhet objekti i integruar i administratës, ndërsa Demir Krasniqi ka kërkuar investime në rrjet të kanalizimit në një pjesë të “Zabelit”.

Në fund, nënkryetari i Gjilanit ka konfirmuar se të gjitha kërkesat nga debatet do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të bordit të drejtorëve, ndërka ka dhënë lajmin e mirë se është formuar një Task Forcë për caktimin e lokacionit të varrezave të qytetit për të bërë një zgjidhje afatgjate.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00) 

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencën nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvnedosjes, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendt. (Film City në Prishtinë, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)