23 Shkurt 2020

Marrëveshjet pa njohje recipoke cënojnë subjektivitetin politik të Kosovës

Prishtinë, 26 janar - Partia Social Demokrate (PSD) ka bërë të ditur se edhe një marrëveshje tjetër Kosovë - Serbi po paralajmërohet.

"Kësaj radhe flitet për linjën hekurudhore. Sërish procesi është i mbyllur, kurse qytetarët e Kosovës po vendosen para aktit të kryer", thekson PSD.

Linja ajrore Prishtinë- Beograd sipas PSD-së e desubjektivoi Kosovën sepse baza juridike e Marrëveshjes është Rezoluta 1244. Mënyra e njëjtë vështirë se prodhon rezultate të ndryshme.
 
Marrëveshja e re u paralajmërua nga deklarata për shtyp e vizitës së ambasadorit amerikan Grenell në Beograd.

PSD konsideron së kjo deklaratë zbuloi edhe diçka: se krerët në pushtet e të opozitës kanë dhënë pëlqim për marrëveshjet e arritura pavarësisht përmbajtjes e pa i parë mirë ato.

I pyetur nga gazetarët ambasadori Grenell ka thënë: “për marrëveshjen në fjalë e ka pëlqimin edhe nga qeveria në detyrë, por edhe nga partitë politike që po negociojnë për koalicionin qeverisës”.
 
"Marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme sepse secila marrëveshje mbi fushën konkrete që nuk paraprihet nga marrëveshja politike e njohjes reciproke cënon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës."
 
"Negociatat midis VV dhe LDK nuk duket se e kanë pasur subjekt diskutimi këtë çështje. Mosmarrëveshja e tyre nuk është dialogu me Serbinë, por as programi e cilësia e qeverisjes. Siç duket diskutimet e tyre lidhen vetëm për hisen e pushtetit."
 
"Marrëveshjet e tilla, larg syve të publikut dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës nuk duhet të ndodhin", thekson PSD.

Kosova sipas kësaj partie duhet t’i identifikojë dhe t’i mbrojë interesat jetike të saj në dialogun me Serbinë.

"Ndërkaq, arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje bllokuese është fakti që ky proces ka qenë pjesë e llogarive ditore për ruajtjen ose marrjen e pushtetit", vlerëson PSD. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)