29 Mars 2024

Marnhac paralajmron rezultate për hetimet që po bënë EULEX-i

Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Qeverisë së Kosovës në dorëheqje , Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shefin e EULEX-it,  Xavier Bout de Marnhac, me të cilin ka diskutuar për  zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe për bashkëpunimin e ngushtë të  institucioneve  të Kosovës me autoritetet e EULEX-it.

Pas takimit me Thaçin, shefi i EULEX-it Ksavier de Marniak, tha se në ditët dhe javët në vijim do të ketë rezultate të hetimeve që po bënë misioni evropian

Ai tha se hetimet po vazhdojnë, megjithatë ai tha se duhet ende kohë për përfundimin e tyre. Marniak, kërkoi më shumë kohë në mënyrë që hetuesit vendorë dhe ndërkombëtare të tregojnë rezultate për rastet të cilat po i hetojnë. Megjithëkëtë, ai tha se rezultate do të ketë gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim.

“Hetimet po vazhdojnë pasi kjo është një punë mjaft serioze dhe e rendësishme. Por unë e kam thënë dhe e përsëris se afatet kohore të mediave dhe opinionit publik dhe nga ana tjetër të drejtësisë nuk janë të njëjta. Hetimet marrin kohë sepse punët duhet bërë në mënyrën e drejtë. Unë kam besim në zotësinë e prokurorëve dhe gjykatësve se ata do të bëjnë punën në mënyrën e duhur. Por, do të ketë zhvillime te reja në ditët dhe javët në vazhdim”, tha ai.

Ndërkaq kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi, mohoi se hetimet që po bëjnë organet e drejtësisë, mund të kenë ndonjë ndikim në fushatën parazgjedhore. Ai, garantoi se politika nuk do të përzihet në punët e drejtësisë.

Shefi i EULEX-it, bisedoi me shefin e qeverisë në largim për procesin zgjedhor dhe përgatitjet që po bëhen për të ofruar siguri ditën e zgjedhje. De Marniak, tha se i ka shprehur shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në vend gjatë procesit zgjedhor.

”EULEX-i është i shqetësuar për procesin zgjedhor, jo për debatin politik, por procesin në tërësi. Ne po kërkojmë një proces fer të sigurtë dhe respektues ndaj ligjit. Misioni i EULEX-it do të jetë shumë i kujdeshshëm në vëzhgimin e situatës së sigurisë në ditën e zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë Policinë e Kosovës sikurse Gjykatat që të jemi të sigurtë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Kosova ka mundësi ti tregojë opinionit ndërkombëtarë se mund të zhjvillojë një proces politik fer”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit në dorëheqje, bëri të ditur se e ka informuar shefin e EULEX-it për përgatitjet që po bëhen në organizimin e zgjedhjeve. Ai u shpreh të jetë i sigurt se ato do të jenë fer dhe transparente, ndërkaq spektri politik sipas tij do të tregojë përgjegjësi të lartë gjatë gjithë procesit zgjedhor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)