25 Prill 2024

MAPL organizon Forumin Rajonal

Prishtinë, 14 nëntor - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me programin "Ndërtimi i Institucioneve Ndërkufitare Plus (CBIB +)",  i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH organizon sot Forumin Rajonal.

Forumi i cili është një diskutimi dy-ditor do të fokusohet mbi koordinimin dhe harmonizimin rajonal në kontekstin e para-aderimit, si dhe shkëmbimin dhe transferimin e praktikave të mira të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, qëllimi i këtij Forumi Rajonal është të krijojë dhe të shkëmbejë njohuritë ndërmjet aktorëve që kontribuojnë në përmirësimin e procedurave dhe mjeteve për të arritur një nivel të lartë te cilësisë në zbatimin e programeve te Bashkëpunimit Ndërkufitar, përhapjen e qasjeve të qeverisjes së mirë në përputhje me objektivin e Bashkëpunimit Territorial Evropian (ETJ) dhe përgatitjen e palëve të interesuara për Politikën e Kohezionit të BE-së.

Fokusi i diskutimeve edhe analizës do jetë  në menaxhimin dhe zbatimin e tetë programeve IPA BNK

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është në implementim e sipër të tri programeve të BNK-se;  Kosovë-Maqedoni; Mali i zi-Kosovë; Shqipëri- Kosovë në partneritet me ministritë relevante të shteteve partnere.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)