19 Prill 2024

Malta e përkushtuar për thellim të bashkëpunimit me Kosovën

Prishtinë, 19 tetor - “Malta është një nga vendet mike të Kosovës dhe ne kemi zhvilluar gjithmonë raporte korrekte me këtë vend. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe Kosova është e përkushtuar që të avancojë me raportet e ndërsjella në të gjitha fushat”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Ambasadorin Pulis me progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrimet evropiane, si dhe fuqizimin në rend dhe ligj.

Duke e falënderuar për kontributin e Maltës dhënë për shtetndërtimin e Kosovës në të gjitha fazat e saj, kryeministri Haradinaj, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këtë shtet mik edhe më tutje, duke u fokusuar më shumë në bashkëpunim në fushën e arsimit dhe në fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Ambasadori Pulis mbështetjen e vendit të tij në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e Maltës për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)