04 Qershor 2020

Maas: Statusi i Kosovës çështje e zgjidhur

Beograd, 20 mars - “Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kështu që për ne statusi i Kosovës është çështje e zgjidhur”, ka thënë ambasadori gjerman në Beograd, Wolfram Maas.

Në një intervistë për gazetën “Politika”, Maas ka thënë se e “kuptojmë që Serbia ka pikëpamje tjetër për këtë çështje, dhe për këtë shkak ne nuk kërkojmë nga ajo që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”.

Megjithatë, Maas ka thënë se ekzistojnë një mori temash të rëndësishme për jetën e përditshme, për të cilat Prishtina dhe Beogradi do të duhej të bisedonin dhe të gjejnë një marrëveshje në interes më të mirë për qytetarët e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)