16 Prill 2024

LVV thërret në interpelancë Hotin lidhur me shuarjen e Task-forcës antikorrupsion

Prishtinë, 22 tetor - Sot, Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV) dorëzoi kërkesën për interpelancë për Avdullah Hotin, lidhur me vendimin e qeverisë për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion.

LVV konsideron se në kohën kur kërkohet ndërmarrja e veprimeve konkrete në luftimin e korrupsionit, krijimin e mekanizmave efikas dhe të pandikuar për të hetuar, gjykuar e konfiskuar pasurinë e përfituar në mënyrë të kundërligjshme, Qeveria e Kosovës e bënë të kundërtën, duke shpërbërë Task-forcën antikorrupsionn në Policinë e Kosovës.

Ky vendim sipas LVV-së është i dëmshëm dhe i shërben më shumë mirëmbajtjes së korrupsionit. Kësisoj pengon edhe ato pak mekanizma kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare e pasurisë publike.

"Nuk ka asnjë dyshim se kjo Qeveri e korruptuar edhe për nga mënyra e zgjedhjes, nuk ka as vullnet, as aftësi e as integritet për të luftuar korrupsionin në Kosovë."

"Por, shfuqizimi i Task-forcës është mesazh inkurajues për zyrtarët e korruptuar e të përfshirë në keqpërdorime të ndryshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike", thekson LVV.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës sipas LVV-së është vënë në anën e keqpërdoruesve, e kundër luftimit të korrupsionit.

"Nga deklaratat koti për zhdukjen e fjalës “korrupsion” nga fjalori, po përfundojmë me përligjjen e korrupsionit si dukuri, normalizimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të ndërhyrjes e presionit mbi sistemin e drejtësisë."

"Korrupsioni në Kosovë është endemik e i përqendruar në pozita të larta institucionale. Çfarëdo përpjekje kundër korrupsionit pashmangshëm duhet të fillojë e kalojë përmes zyrtarëve të lartë institucionalë. Luftimi i korrupsionit mund të bëhet vetëm nga një Qeveri e ligjshme, e ndershme, dhe që ka me vullnetin politik", ka deklaruar LVV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)