19 Prill 2024

LVV dhe LDK kanë rastin të formojnë një qeveri që do te bëjë gjëra të mëdha

Prishtinë, 6 dhjetor - Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett beson së Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë të angazhuara për ndërtimin e një koalicioni që do të përfaqësojë në mënyrë efektive gjithë popullin e Kosovës.

"Unë mendoj se më 6 tetor, populli ka votuar për ndryshime, dhe këto parti, janë të përkushtuara për një gjë të tillë. E rëndësishme është që të dini se ky koalicion i ri qeverisës, duhet të përfshijë përfaqësues jashtë këtyre dy partive."

"Disa ditë më parë, unë takova përfaqësuesit e komuniteteve pakicë jo-serbe dhe besoj se ata gjithashtu janë të gatshëm që të largohen nga politika tradicionale, në të vërtetë, të përpiqen që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për këtë vend", ka shtuar Ambasadori Kosnett në një intervistë për Radio Kosovën, Programin e Dytë, Redaksia në gjuhën serbe, .

Ai ka thënë se Vetëvendosja dhe LDK kanë mundësinë për të krijuar një qeveri që do të bëjë gjëra të mëdha për këtë vend.

"Mendoj se Vetëvendosje dhe LDK, si dhe partitë e tjera, e kanë rastin që të formojnë një qeveri e cila do të bëjë gjëra të mëdha për këtë vend. Madje, edhe partitë të cilat nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re, ato që kanë mbetur në opozitë, kanë në rol të rëndësishëm."

"Duke menduar për unitet të vendit, duhet të kërkohet rasti për një bashkëpunim konstruktiv me qeverinë. Qëndrimi jonë është se i gjithë populli i vendit, e ka rolin e vet. Shumë herë kemi folur për rolin e partive politike, por njerëzit në sektorin privat, ata nga shoqëria civile si dhe qytetarë të thjeshtë dhe mediet, të gjithë kanë të drejtën dhe përgjegjësinë që zëri i tyre të dëgjohet", ka vlerësuar Kosnett.

Kosnet ka thënë po ashtu se Kurti e di se për të qenë kryeministër, është shumë më ndryshe se sa të jetë lider opozitar.

"Mendimet e tij shumë shpejt po përparojnë, dhe mendoj se ai do të provojë që të afrohet me të tjerët me qëllim që të ndërtojë një qeveri gjithëpërfshirëse, si dhe të ndërmarrë një hap konstruktiv përpara në të gjitha fushat që SHBA i konsideron të rëndësishme për Kosovën. Çfarë po nënkuptoj me këtë: Ne po bisedojmë për prioritetet tona për Kosovën të cilat janë shndërruar në mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në ndërtimin e paqes, prosperitetit dhe drejtësisë."

"Paqja, drejtësia, prosperiteti. Me paqe nënkuptojmë përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, me vendet fqinje, por edhe marrëdhëniet më të mira midis komuniteteve në Kosovë. Kur flasim për drejtësinë, bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, e që ishte pjesa kryesore e madhe gjatë fushatës zgjedhore këtë vit."

"Po ashtu, i rëndësishëm është ndërtimi i një shoqërie të barabartë për të gjithë, mundësi të barabarta, të drejta të barabarta para ligjit, pavarësisht nga bashkësia, gjinia dhe orientimi i tyre. Ndërsa kur bëhet fjalë për prosperitetin, çelësi është zhvillimi ekonomik, që do të nxjerrë energjinë dhe krijimtarinë e sektorit privat. Investimet e huaja janë të rëndësishme dhe ne mendojmë se marrëdhëniet e përmirësuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të çojnë në investime më të mëdha të huaja."

"Në të njëjtën kohë, Kosova nuk duhet të neglizhojë energjinë dhe kapacitetin e njerëzve të saj, dhe kur bëhet fjalë për prosperitetin, çelësi është zhvillimi ekonomik që do të nxjerrë në sipërfaqe energjinë dhe krijimtarinë e sektorit privat. Investimet e huaja janë të rëndësishme dhe ne mendojmë se marrëdhëniet e përmirësuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të çojnë në investime të huaja më të mëdha. Në të njëjtën kohë, Kosova nuk duhet të neglizhojë energjinë dhe aftësitë e popullit të saj", ka theksuar Kosnett.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)