18 Prill 2024

LVV dërgon në Kushtetuese thirrjen për moszbatim te vendimit te Qeverisë nga Presidenti

Prishtinë, 31 mars - Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, të datës 23 mars 2020 ku përmes konferencës për media bëri thirrje për mosrespektim dhe moszbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

"Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, të datës 23 mars 2020, të shprehur përmes konferencës për media. Presidenti bëri thirrje për mosrespektim dhe moszbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës", ka thënë Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci.

Ajo ka deklaruar se Presidenti i vendit vazhdimisht ka promovuar dhe ka shkaktuar shkelje të ndryshme ligjore dhe kushtetuese.

"Jo rrallë herë nga pozita të ndryshme në institucionet e vendit ai ka qenë autor dhe nxitës i veprimeve antikushtetuese, uzurpimit të kompetencave dhe shpërfilljes së legjislacionit e madje dhe ndarjes së pushteteve", ka vleresuar Nagavci.

Nuk është hera e parë pra që sipas saj Presidenti nxit dhe vepron në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe normat ligjore.

"Këtë herë ai kreu shkelje serioze të aktit më të lartë, Kushtetutës së vendit duke bërë thirrje për moszbatim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës".

"Është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të adresojmë shkeljet e Presidentit të Republikës veçanërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë dhe kur Qeveria e vendit është duke bërë çmos që të parandalojë përhapjen e COVID-19."

"Ndaj sot dorëzuam në Gjykatën kushtetuese këtë kërkesë, pra për shkeljen serioze të Kushtetutës nga ana e Presidentit në thirrjen e paprecedentë për rezistencë, duke kërkuar moszbatimin e vendimit të qeverisë nga organet ligjzbatuese dhe nga qytetarët e vendit", ka theksuar Nagavci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)