24 Prill 2024

Lunacek: Në Kosovë është arritur progres në shumë çështje

Prishtinë, 30 prill - Me rastin e vizitës së saj katër ditore në Kosovë, anëtarja e Parlamentit Evropian (PE) Ulrike Lunacek u takua me Ndërmjetësin e BE-së për Veriun, Ambasadorin Italian Michael Gifoni në Shtëpinë e BE-së. Gjatë vizitës në veri të Kosovës, znj. Lunacek u takua edhe me përfaqësuesit lokal të shoqërisë civile me qëllim të këmbimit të pikëpamjeve rreth temave që lidhen me procesin e integrimit në BE.

Raportuesja e PE-së për Kosovën, znj. Lunacek, komentoi rreth angazhimit të përbashkët të Komisionit Evropian, misionit të EULEX-it dhe Ndërmjetësit të BE-së:

"Në Kosovë është arritur progres në shumë çështje. BE-ja me të gjitha institucionet e saj është e vendosur ta çojë këtë proces përpara. Jam e lumtur që kam mundësinë të raportoj në Parlamentin Evropian që kam qenë dëshmitare e përpjekjes së përbashkët që BE-ja po e tregon në veri të Kosovës, në angazhimin e saj me shoqërinë civile dhe autoritetet. Projekte të suksesshme të të gjitha llojeve mund ta përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve", ka deklaruar Lunacek

Gifoni, e përsëriti se të gjitha (27) shtetet anëtare të BE-së janë të përkushtuara si ndaj perspektivës evropiane të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë si pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën veriore.

“Objektivat e BE-së në Kosovë mund të de nohen dhe të përmblidhen në një ali: promovimi i stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Në këtë kontekst, unë veproj si ndërmjetës joformal i BE-së për të promo-
vuar pikëpamjet dhe vlerat e BE-së dhe të ndërhyjë në të gjitha fushat e mundshme të dialogut dhe të ndërmjetësimit. Vizita e znj. Lunacek në Shtëpinë e BE-së, aty ku pikëtakohen aktivitetet tona të përbashkëta, është edhe një dëshmi tjetër e rëndësishme e përkushtimit dhe e vendosmërisë së BE-së për të shtuar vizibilitetin dhe kredibilitetin e saj në Kosovën Veriore", ka theksuar Gifoni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)