26 Prill 2024

Luftimi i krimit dhe korrupsionit krijon institucione të besuara e kredibile

Prishtinë, 9 qershor - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka mbajtur një takim me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli si dhe udhëheqësen e UNDP-së, Maria Suokko.

Ky takim është realizuar me rastin e fillimit të angazhimit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsion në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025.

Kryetarja Osmani ka falënderuar për rolin mbështetës që ka UNDP-ja në hartimin e strategjisë. Ajo ka thënë se angazhimi në luftën kundër korrupsionit krijon mundësinë për institucione të besuara dhe kredibile.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional deri në fazën finale të aprovimit të strategjisë nga Kuvendi i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)