27 Prill 2024

Lucy Meyer bën thirrje për investimin në fëmijët me aftësi të kufizuar në Kosovë

Prishtinë, 11 nëntor - Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka kënaqësinë të kumtojë përmbylljen me sukses të vizitës tre-ditore të medalistes së fyshitë të artë në sportin e notit në kuadër të Lojërave Spciale Olimpike, Lucy Meyer.

Lucy Meyer është ambasadore e fëmijëve me aftës të kufizuar në mbarë boën, dhe është fëmijë që jeton me paralizë cerebrale.

Përkundër kësaj ajo ka arritur në majat botërore në sport duke trimfuar duy herë me medalje të artë në not. Kjo falë angazhimit të saj dhe mbështetjes që ka marër nga familja dhe miq ë fmëijëve me aftësi të kufizuar.

Përgjatë qëndrimit të saj tre ditor, Lucy e shoqëruar me familjes e saj si dhe nje delegacion të zyrës së Fondit tëe UNICEF në Amerikë, ka vizituar dy shkolla publike fillore në të cilat janë të in tegruar fëmijët me aftësi t ëkufiozuar, shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë si dhe shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Po ashtu Lucy dhe ekipa e saj në bashkëpunim dhe përcjellje të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, kanë realizuar disa vizita në familjet e fëmijeve me aftësi t ëkufizuar në Kosovë si dhe takime me prindë dhe fëmijë në organizatën HANDIKOS.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z.Murat Sahin ka theksuar se vizita e Lucy Meyer në Kosovë është një rast i mirë për të reflektuar mbi atë cka mund të arrihet nëse investohet në fëmijët me aftës të kufizuar.

“Aty ku ju mund të shihni aftësi të kufiuar ne si UNCEF shohim mundësi. Dhe Licy Meyer është dëshmia e gjallë për këtë. Fëmijët me aftës të kufizuar mund të arrijnë potencia;lin e plotë të tyre nëse ne të gjityë së bashku i mbështesim dhe invesotjmë për ta”, tha Shahin.

Nga ana tjetër, Lucy Meyer tha se ajo dëshiron të bëjë gjithçka për të ndihmuar fëmijët që jetojnë me aftësi të kufizuara. “Fëmijët janë njerëzit e mi të preferuar, veçanërisht fëmijët që jetojnë me aftësi të kufizuara. Fëmijët duhet të kenë mundësi të njëjta për të përjetuar saktësisht të njëjtat gjëra ", tha ajo.

Së bashku me Lucy Meyer, shefi i zyrës së UNICEf dhe koordinatorja për zhvillim në Misionin e Kombev e të Bashkuara në Kosovë kanë takuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Phillip Kossnet,dhe i cili u takua edhe me të rinjtë që përfaqsojnë fëmijët me aftës të kufizuar në Kosovë për të disktuar në lidhje me investimet e mundshme për fëmijët që jketojnë me aftësi të klufizuar.

UNICEF mbetet i përkushtuar që të garantojë gjithpërfshirje të fëmijëve pa dallim, dhe kjo nënkupton edhe përfhirsje sa më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufixzuar në jetën publike dhe shqopërore, në edukim, qasjen e tyre në shërbime cilësore shëndetësor edhe sociale dhe mbi ë gjitha në të gëzuarit e të drejtës për të qenë të lumtur.


Disa fakte rreth situatës së fëmijeve me Aftësi të Kufizuar në Kosovë

Të dhënat mbi gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të pakta apo nuk ka fare. MICS 2019 aktualisht është duke u realizuar dhe pritet që të jap të dhëna më të besueshme rreth vështirësive të funksionimit.

Fakti që aftësia e kufizuar duhet të verifikohet për t’u njohur është problem pasi që mund të ketë më shumë fëmijë me vështirësi emocionale dhe vështirësi në të nxënit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në shkollë, por nuk janë të verifikuar.

Gjatë vlerësimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara zakonisht merret për bazë një model mjekësor, duke përjetësuar idenë se ata kanë probleme që duhet të rregullohen nga profesionistët shëndetësorë, në vend se të trajtohet mënyra se si mund të mbështetet secili fëmijë për t’i tejkaluar barrierat që i kufizojnë ata në shoqëri apo se si shoqëria duhet të përshtatet për ta lehtësuar jetën e tyre, në mënyrë që edhe ata të mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

Llojet e aftësisë së kufizuar të identifikuara në sistemin shkollor përfshijnë aftësitë e kufizuara intelektuale, fizike, komunikuese, emocionale, autizmin, sindromën Down, si dhe dëmtimet në të dëgjuar dhe të folur. Vlerësohet se fëmijët me aftësi të kufizuara përbëjnë afërsisht 2.1 përqind të nxënësve në shkolla, por rreth 15% të popullsisë bazuar në vlerësimet globale për mbizotërimin e aftësisë së kufizuar. Kjo jep një ide të përafërt të shkallës së përjashtimit të tyre. Kjo sfidë mund të shumëfishohet nëse ata vijnë nga ekonomi familjare të varfra, veçanërisht që jetojnë në një zonë të largët ose janë pakica etnike jo-serbe.

Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të ndjekin shkollim dhe t'ju njihen dhe zhvillohen shkathtësitë e tyre. Ky është vendi ku ata do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsim dhe të shfrytëzojnë plotësisht kapacitetet e tyre për përfitime personale, si dhe ato kolektive.

UNICEF në korrik të vitit 2019 lansoi platformën e “U Report”, e cila është në dispozicion përmes “Facebook” dhe “Viber” dhe ku të rinjtë shprehin mendimet e tyre dhe shërbejnë si agjent pozitiv të ndryshimit në komunitetet e tyre.

“Të dhënat e kësaj ankete të lansuar përmes “U report” kanë treguar se 59 për qind e të rinjve ju përgjigjen pyetësorit duke shprehur perceptimin e tyre se: Shoqëria në Kosovë përgjithësisht nuk është gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, 39 për qind e të rinjve identifikuan mentalitetin përjashtues të shoqërisë si barriera më e madhe për gjithëpërfshirjen.

Barrierat e tjera përfshinin mungesën e përfitimeve në para (22%), mungesën e shërbimeve (14%), mungesën e legjislacionit dhe politikave gjithëpërfshirëse (14%). Kërkesa më e madhe e të rinjve nga institucionet e Kosovës është ofrimi i asistentëve personal në shkolla (33%).

Të rinjtë besojnë se ofrimi i një kurrikule të përshtatur për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar (30%), pajisjet ndihmëse, përfshirë karrocat (17%), transporti për në shkollë pa pagesë (15%) dhe fizioterapia (5%), do të përmirësonin edhe më shumë qasjen në arsim.

 Të rinjtë po ashtu identifikuan mbështetjen më të madhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar si: mbështetja financiare (34%), mbështetja nga komuniteti (24%) dhe shërbimet profesionale dhe trajnimet.

E drejta për arsim është e përcaktuar qartë në Kushtetutën e Kosovës dhe nëpërmjet harmonizimit të legjislacionit të saj me Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) dhe Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ).

Me kalimin e kohës është rritur regjistrimi në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, por shumica dërmuese e fëmijëve me aftësi të kufizuara akoma nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe shumë prej tyre janë të përjashtuar nga sistemi arsimor.

Meqenëse arsimi ndërlidhet ngushtë me vende më të mira pune, jetë të shëndetshme, siguri sociale dhe ekonomike dhe mundësi për pjesëmarrje të plotë në shoqëri, ne e dimë që fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilëve iu mohohet e drejta për arsim, kanë gjasa të përjashtohen edhe nga shoqëria.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)