19 Prill 2024

Lubran: Reforma e administratës publike është sfidë e Qeverisë

Prishtinë, 13 maj - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës , Hajredin Kuçi ka marrë pjesë sot në takimin e radhës së Bordit të Projektit për mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve (Capacity Development Facility Project), në të cilin është diskutuar vizioni i Qeverisë së Kosovës dhe progresi i arritur në Reformën e Administratës Publike në vitin 2011.

Në takim kanë marrë pjesë ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Osnat Lubrani.
 
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi fillimisht ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë midis Qeverisë dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e kapaciteteve të administratës në Kosovë, veçanërisht ndihmës dhe përkrahjes në procesin e reformimit të administratës publike.
 
“Reformimi i Administratës publike që ka filluar vite më parë mbetet ndër prioritete kyçe te Qeverisë”, theksoi Kuçi duke shtuar se ky proces do të përcillet me plotësimin dhe kompletimin e kornizës ligjore. 

Kuçi ka veçuar me këtë rast ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Prokurimit Publik, i cili deri në fund të vitit do të bëhet në formë elektronike.
 
Ministri Jagxhillar dhe znj. Lubrani kanë vlerësuar progresin e arritur dhe kanë shtruar nevojën e bashkëveprimit të ministrive në drejtim të funksionalizimit dhe modernizimit të administratës publike në Kosovë.

“Reforma e administratës publike është sfidë e Qeverisë dhe  ne dëshirojmë të shohim rezultate. UNDP dhe partneri ynë KFOS  do të mbështes këtë proces”, theksoi znj. Osnat Lubrani.
 
Qe nga themelimi i Projektit të CDF, Qeveria e Kosovës ka përfituar nga ekspertiza vendore dhe rajonale ne fushën e sundimit te ligjit dhe zhvillimit te institucioneve demokratike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)